×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK kërkon nga Qeveria plan të qartë për zgjidhje të situatës në Veri

    Reporteri
    11 Dhjetor 2022 | 15:19
    Selia e Lidhjes Demokratike të Kosovës

    Lidhja Demokratike e Kosovës i ka kërkuar Qeverisë Kurti që ta zgjidh situatën e sigurisë në veri të Kosovës, pas tensioneve të vazhdueshme që po mbizotërojnë atje.

    Përmes një reagimi, nga LDK i kanë kërkuar Qeverisë plan të qartë për të dalë nga tensionet, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “LDK kërkon nga Qeveria e Kosovës plan të qartë për të zgjidhur situatën e sigurisë në veri. Në këto momente vendit i duhet lidership i vërtetë që do të veprojë me mençuri dhe vendosmëri; që në vend ndarjes e përçarjes siguron unitet të brendshëm e koordinim të ngushtë me aleatët tanë”, thuhet në reagim.

    Lidhja Demokratike e Kosovës po ashtu i ka dënuar sulmet në veri si dhe barrikadat.

    “Sulmet ndaj institucioneve të Republikës, pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe të EULEX-it, si dhe barrikadimi dhe mbyllja e rrugëve janë veprime që cënojnë rendin kushtetues të Republikës prandaj si të tilla ato janë të papranueshme. LDK-ja i dënon ashpër këto veprime dhe kërkon që autorët e sulmeve të sillen para institucioneve të drejtësisë së Republikës së Kosovës”, thuhet tutje.

    Kryeministri Kurti tha sot para mediave se për heqjen e barrikadave do të kujdeset misioni i NATO’s në Kosovë, por se të njëjtit kanë kërkuar pak kohë. /Reporteri.net/.

    Reagimi i plotë:

    Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh shqetësimin e thellë për gjendjen e sigurisë në veri të vendit.

    Sulmet ndaj institucioneve të Republikës, pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe të EULEX-it, si dhe barrikadimi dhe mbyllja e rrugëve janë veprime që cënojnë rendin kushtetues të Republikës prandaj si të tilla ato janë të papranueshme. LDK-ja i dënon ashpër këto veprime dhe kërkon që autorët e sulmeve të sillen para institucioneve të drejtësisë së Republikës së Kosovës.

    LDK-ja edhe një herë përsërit kërkesën e saj ndaj Qeverisë dhe institucioneve të tjera të vendit për koordinim të veprimeve me partnerët e Kosovës, si rrugë e vetme drejt kthimit të rendit, sigurisë dhe lëvizjes së lirë në gjithë territorin e Kosovës. Çdo rrugë tjetër është rënie në kurthin e synimeve destabilizuese të Serbisë.

    LDK kërkon nga Qeveria e Kosovës plan të qartë për të zgjidhur situatën e sigurisë në veri. Në këto momente vendit i duhet lidership i vërtetë që do të veprojë me mençuri dhe vendosmëri; që në vend ndarjes e përçarjes siguron unitet të brendshëm e koordinim të ngushtë me aleatët tanë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!