×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK mbledh kryesinë në ora 18:00, kjo është arsyeja

    Reporteri
    09 Qershor 2021 | 17:40

    Lidhja Demokratike e Kosovës e udhëhequr nga kryetari i saj, Lumir Abdixhiku, sot do të mbajë mbledhjen e radhës, duke filluar në ora 18:00.


    Lajmin për Gazetën Online “Reporteri.net” e ka konfirmuar zëdhënësja e këtij subjekti politik, Sibel Halimi.

    “Po sot në ora 18:00 do të mbahet mbledhja e radhës e LDK-së”, tha shkurt ajo për Reporteri.net.

    Reporteri.net merr vesh se në këtë takim do të diskutohet për disa kandidatë që do të kandidojnë në Zgjedhjet Lokale, me theks të veçantë, për kandidatin në Komunën e Podujevës, që pritet të jetë Ekrem Hyseni.

    Po ashtu, do të diskutohet për përgatitjet në Zgjedhjet Lokale, që pritet të mbahen në muajin tetor të këtij viti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!