×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK mblidhet urgjentisht pas humbjes në Podujevë

    Reporteri
    30 Nëntor 2020 | 14:04

    Një ditë pas humbjes së bastionit kryesor, do të mblidhen fytyrat kyçe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në takim me kreun e këtij subjekti, Isa Mustafën.


    Mustafa ka thirrur mbledhje urgjente të partisë në ora 14:00, derisa, në të do të marrin pjesë Kryesia e partisë, merr vesh T7.

    Kjo mbledhje e LDK-së vjen një ditë pas rezultatit në zgjedhjet në Podujevë, ku kandidati i kësaj partie për kryetar të komunës, Nexhmi Rudari është radhitur i dyti, duke e humbur për herë të parë pushtetin e Lidhjes Demokratike në këtë komunë.

    Pas rezultatit, Mustafa tha për media se do ta kthejnë këtë komunë në zgjedhjet e tetorit të vitit 2021.

    “LDK-ja ka nevojë ta rimendojë qasjen e vet, sidomos ndaj kërkesave dhe nevojave të të rinjve, ka potenciale shumë më të mëdha të kuadrove sesa VV, prandaj mund të ofrojë zgjidhje për ta rikthyer Podujevën qysh në tetorin e vitit të ardhshëm”, tha Mustafa.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!