×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK në Vushtrri përjashton nga partia tre asamblistët që u bënë me PDK-në pas zgjedhjeve

    Reporteri
    14 Janar 2022 | 21:05

    Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Vushtrri, ka përjashtuar sot tre asamblistë të saj nga partia.

    Kështu bëjnë të ditur burime të Gazetës Online Reporteri.net.

    Agron Përçuku, Alban Bajrami dhe Behar Duraku janë përjashtuar nga partia pasi nuk kanë respektuar vendimet e partisë.

    Siç raportoi Reporteri.net edhe pak më parë, të tre asamblistët, kanë dalë kundër degës së LDK-së në Vushtrri dhe kanë bashkëpunuar me PDK-në për ta zgjedhur kryesuesin e Asamblesë pas zgjedhjeve lokale.

    Reporteri.net kishte raportuar për këtë çështje edhe javën e kaluar, duke njoftuar se këta tre asambleistë, mund të përjashtohen nga grupi i asambleistëve të LDK-së në Kuvendin Komunal të kësaj komune.

    Agron Përçuku, Alban Bajrami dhe Behar Duraku, kanë pranuar të marrin pjesë në votimin e kandidates së PDK-së për kryesuse të Kuvendit Komunal të Vushtrrisë, duke dalë kundër vendimit të degës së LDK-së në Vushtrri.

    Mospjesëmarrja e tyre, do të pamundësonte që PDK përveç kryetarit, post të cilin e fitoi në balotazhin e 14 nëntorit, të ketë edhe kryesuesin e Asamblesë Komunale.

    Kryesuese e Kuvendit Komunal të Vushtrrisë sot është zgjedhur Melihate Basholli – Latifi, asambleist e PDK-së në këtë komunë. PDK do të ketë dy postet kryesore udhëheqëse në komunën e Vushtrrisë, me kryetar Ferit Idrizin, dhe kryesuese e Kuvendit Komunal, Melihate Basholli – Latifi. /Reporteri.net/

    Tre asambleistë të LDK’së në Vushtrri dalin kundër vendimit të partisë, i bëjnë koorumin PDK’së, pritet përjashtimi i tyre

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!