×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK për VV-në: Ka të drejtë vetëm krijimin e koalicionit qeverisës

    Reporteri
    07 Dhjetor 2019 | 10:00

    Gjatë kohës sa Isa Mustafa dhe Albin Kurti po negociojnë për arritjen e një koalicioni për bashkëqeverisje pas zgjedhjeve të 6 tetorit, nga taborët e dy partive nuk po mungojnë deklarata ngacmuese.


    Deputeti i LDK’së, Haxhi Avdyli, po vazhdon të insistojë që në zgjedhjet e 6 tetorit nuk ka dalë asnjë parti fituese, dhe se Vetëvendosje si e para ka të drejtë vetëm për mundësinë e krijimit të koalicionit që kërkon 61 vota në Kuvend.

    “Nuk ka parti fituese, ka parti që ka dalë e para, e dyta e me rradhë. Partia e parë ka vetëm të drejtën dhe mundësinë për krijimin e koalicionit qeverisës i votuar nga 61 deputetë ne Kuvend”, ka shkruar Avdyli në profilin e tij në facebook.

    Se VV ka dalë vetëm e para në zgjedhje dhe që nuk i ka fituar ato e ka thënë edhe ish-shefi i GP të LDK’së, Avullah Hoti.

    Sipas Hotit nëse Vetëvendosje do t’i kishte fituar zgjedhjet nuk do të kishte pasur nevojë për votat e LDK’së për ta krijuar qeverinë.

    Kujtojmë se takimi i fundit mes dy liderëve të dy partive për arritjen e koalicionit është mbajtur të hënën, dhe ka përfunduar me mospajtimin e VV’së për kërkesën e LDK’së për pozitën e presidentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!