×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK reagon ndaj takimit të fshehtë në Berlin: I rrezikshëm

    Reporteri
    21 Qershor 2019 | 16:17

    Të rrezikshëm dhe të papranueshëm e kanë cilësuar edhe LDK-ja takimin e fshehtë që u mbajt në Berlin në mes të një delegacioni qeveritar nga Kosova dhe palës serbe.


    Sipas LDK-së, dialogu nuk ka arsye të fshihet pavarësisht se në çfarë niveli dhe çfarë çështjesh diskutohen, shkruan Reporteri.net

    “Dialogu nuk ka arsye të fshihet, pa marrë parasysh nivelin e tij dhe çështjeve që diskutohen në dialog. Gabojnë edhe shtetet e BE-së në qoftë se kultivojnë një praktikë të tillë sepse e bënë procesin e dialogut të pabesueshëm për ne dhe për qytetarët e Kosovës”, thotë LDK.

    LDK po ashtu thotë se veprime të tilla vënë në dyshim transparencën që mund të pret Kosova nga dialogu, kur jo vetëm që qytetarët e saj nuk janë informuar paraprakisht për përmbajtjen e takimit të djeshëm, por edhe vet takimi është mbajtur fshehurazi.

    LDK është e bindur se dialogun nuk mundet dhe nuk duhet ta udhëheqë ky koalicion qeverisës dhe as Presidenti i vendit.

    “Për takime të fshehta, është përmendur më parë Presidenti i vendit, ndërsa tani po dëshmohet se në të njëjtën rrugë është edhe Qeveria. Mos të habitemi, në qoftë se pas disa dite do të dëgjojmë edhe për një takim të fshehtë në Beograd ndërmjet përfaqësuesve të dy qeverive, që është shkelje absolute e principeve të dialogut”, thuhet në njoftim.

    Ndryshe, dje u raportua në media për një takim të fshehtë në të cilin, siç u tha, është diskutuar variant që mund të çojë drejt arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!