×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK takon ambasadorin e Finlandës, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

    Reporteri
    28 Mars 2023 | 19:32

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka pritur në takim ambasadorin e Finlandës, Matti Nissinen, delegacionin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Finlandës dhe Fondacionin për Paqe “Marti Ahtisari”-CMI.

    Sipas njoftimit, në takim u diskutua për dialogun, ku LDK-ja ofroi mbështetjen mbi procesin si dhe për implementimin e marrëveshjeve që janë arritur në këtë proces.

    “Nënkryetari Haziri ka ritheksuar qëndrimin e LDK-së mbi procesin e dialogut për mbështetjen e këtij procesi me ndërmjetësimin e BE-së dhe me përfshierjen e drejtpërdrejtë të SHBA-së. LDK po ashtu mbështet implementimin e të gjitha marrëveshjeve që janë arritur në këtë proces”, thuhet në njoftim, përcjell Reporteri.net.

    Ndër të tjera LDK-ja “përsërit që Kosovës i duhet një marrëveshje përfundimtare e përqëndruar te njohja e ndërsjellë dhe asnjë marrëveshje tjetër nuk garanton normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.” /Reporteri.net/

    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!