×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK thotë se janë afër marrëveshjes finale me VV-në, tregon nëse e duan NISMA-n në qeveri

    Reporteri
    12 Nëntor 2019 | 14:48

    Zëdhënësi i LDK-së, njëherit kandidat i kësaj partie për deputet, Besian Mustafa ka thënë se pas gjashtë takimeve të grupeve punuese LDK-LVV, kanë përfaruar programet në 95 për qind.


    “Ne kemi mbajtur gjashtë takime të grupeve punuese ku kemi harmonizuar programet tona në sferat kryesore, i kemi përafruar programet deri në 95 për qind. Kanë mbetur edhe tri apo katër pika që janë të nivelit politik, që duhet vendosur në nivel politik”, ka thënë ai.

    Mustafa ka thënë se marrëveshja mes LDK-së dhe LVV-së, do të jetë marrëveshje më e detajuar në mes dy partive politike për bashkëqeverisje.

    “Dokumenti që është prodhuar deri tani ka shumë faqe, dhe është i detajuar. Liderët Kurti dhe Mustafa do të kenë para vetës një marrëveshje të detajuar në nivelin teknik”, ka thënë ai.

    Mustafa komentoi edhe vendimin e PZAP-it, për largimin e votave të ardhura nga Serbia, e që rrjedhimisht i bie që në Kuvend mund të jetë edhe koalicioni NISMA-AKR- PD.

    “Është realitetit i ri nëse koalicioni NISMA-AKR hynë në parlament, duhet studiuar se ku do mbesim. Ideja për të pasur 12 ministri është ide e qëlluar, se a do të ndahen këto 12 ministri edhe me një partner të tretë qoftë ajo NISMA apo dikush tjetër, mbetët të shihet pas certifikimit të rezultateve”, ka pohuar ai.

    Mustafa ka thënë se do të do numërojmë LDK dhe LVV sa deputetë do të kenë, dhe nëse janë mjaftueshëm do të vazhdojnë vetëm, dhe nëse kanë nën 60 deputetë do të shohin nëse do të marrin një partner të ri dhe se kush do të jetë ai partner.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!