×
  • Lajme
  • Lajme

    Lea katër muajshe ka nevojë për ndihmën tuaj

    Reporteri
    12 Nëntor 2019 | 15:29

    Foshnja katër muajshe Lea Dili, ka nevojë për ndihmë.


    Ajo që ka lindja ka qëndruar në Klinikën Intensive të Neonatologjisë.

    Pas katër muaj qëndrimi në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, gjendet për trajtim në Turqi me fondet e Ministrisë së Shëndetësisë.

    Këto para nuk mjaftojnë më shumë se tre javë qëndrimi në spital.

    Ajo është diagnostikuar me sëmundjen Sindroma hipotonike, e cila i shkakton pengesa në frymëmarrje dhe pengesa të tjera.

    Familja bën thirrje tek gjithë ata që kanë mundësi të japin kontributin e tyre që do të mundësonte shërimin e Leas së vogël.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!