×
  • Lajme
  • Lajme

    Lekaj i AAK-së: Edhe me taksë, marrëveshjet Kosovë-Serbi po arrihen

    Reporteri
    14 Shkurt 2020 | 13:23

    Ish-Ministri i Infrastruktures, që vjen nga AAK-ja, Pal Lekaj ka thënë se Kosova dhe Serbia po vazhdojnë dialogun dhe marrëveshjet, përkundër se taksa 100% e vënë nga ish-kryeministri Haradinaj është ende në fuqi.


    “Taksa ndaj Serbisë të qëndrojë deri në njohje, si i vetmi mjet kompromisi. Me taksën në fuqi Serbia është aty, duke dëshmuar edhe njëherë se dialogu po vazhdon me ndërmjetësimin e ShBA-ve përkundër deklarimeve të Aleksandër Vuçiqit se ne nuk bisedojmë me Kosovën përderisa ata nuk e largojnë taksën dhe ja ku është aty duke nënshkruar marrëveshjen për hekurudhat”, ka shkruar Lekaj në facebook.

    “Shpreh mbështetjen time që delegacioni i emëruar nga unë arriti të finalizojë këtë marrëveshje”, shton ish-ministri i Qeverisë Haradinaj.

    Ndryshe, në Munih të Gjermanisë, sot është nënshkruar marrëveshja për hekurudhat mes Kosovës dhe Serbisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!