×
  • Lajme
  • Lajme

    Lekaj – Kurtit: “Me krejt dhe drejt” e stimuluat dhe shpejtuat procesin e largimit të qytetarëve nga Kosova

    Reporteri
    28 Shtator 2022 | 12:10

    Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka bërë krahasimin e çmimeve me vitin e kaluar, përfshirë atë të peletit, drurit, bukës dhe energjisë elektrike, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Lekaj përmes një statusi në Facebook, ka thënë se çmimet janë dyfishuar ndërsa rrogat e punëtorëve kanë mbetur të njëjta.

    “Çka ti themi Dimrit dhe si ta bëjmë jetën në Kosovë zt.Kryeministër? Me krejt dhe drejt” e stimuluat dhe shpejtuat procesin e largimit të qytetarëve nga Kosova”, ka shkruar mes tjerash Lekaj.

    Postimi i plotë:

    A kemi Qeveri Funksionale? A kemi shtet ???

    ⛔️ Çmimi i 1 Ton Peletit 600 €- trefishim nga viti 2021
    ⛔️ Çmimi i drurit 80€/m – dyfishim nga viti 2021
    ⛔️ Çmimi i Bukës 60 Cent – dyfishim nga viti 2021
    ⛔️ Çmimi i vezëve 4,50 Cent – dyfishim nga viti 2021
    ⛔️ Çmimi i energjisë elektrike – dyfishim nga viti 2021( plus me mungesë dhe krizë energjetike)
    ⛔️ Rroga e Njejtë – dyfish më e vogël vlera dhe fuqia e blerjes nga viti 2021

    Çka ti themi Dimrit dhe si ta bëjmë jetën në Kosovë zt.Kryeministër?

    “Me krejt dhe drejt” e stimuluat dhe shpejtuat procesin e largimit të qytetarëve nga Kosova!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!