×
  • Lajme
  • Lajme

    Lekaj pas përcaktimit të vlerës së koeficientit: Është pika kulminante e mashtrimit të qeverisë

    Reporteri
    01 Shkurt 2023 | 12:49

    Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se vlera e koeficientit të pagave nga ana e qeverisë është një “atak” ndaj punëtorëve në përgjithësi.

    Ai tha se qeveria deri më sot s’e ka deklaruar vlerën e koeficentit, për siç tha, arisen e mashtrimit të tyre.

    “Dhe, mendoj se sot është pika kulminante e kësaj qeverie sepse në shumicën e dikastereve janë ulur pagat dhe pothuajse janë simbolike rritja e pagave në dikastere të caktuara”, është shprehur Lekaj, raporton gazetari nga kuvendi, Venhar Isufi, shkruan Reporteri.net.

    Kujtojmë se sot është përcaktuar vlera e koeficientit të pagave në sektorin publik, ku ministri i Financave, Hekuran Murati, bëri të ditur se vlera e koeficientit do të jetë 105.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!