×
  • Lajme
  • Lajme

    Lëndohen pesë persona nga një aksident trafiku në Istog

    Reporteri
    27 Shkurt 2020 | 21:04

    Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sonte në fshatin Gurrakoc të komunës së Istogut.


    Lajmin e ka bërë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Dukagjinit, Xhevat Ibra.

    “Një aksident mes dy veturash ka ndodhur ku janë lënduar pesë persona të cilët janë dërguar në emergjencë për tretman. Policia ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Ibra për Telegrafin.

    Ndryshe, numri i aksidenteve në trafik ka shënuar sërish rritje, vetëm në 24-orët e fundit kanë ndodhur 46.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!