×
  • Lajme
  • Lajme

    Lëvizja Vetëvendosje ia vazhdon Arben Vitisë detyrën e koordinatorit të Qendrës në Prishtinë

    Reporteri
    15 Janar 2022 | 13:10

    Arben Vitia do të vazhdojë që të jetë koordinator i Degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës.

    Kjo është konfirmuar sot nga LVV-ja. Nga ky subjekt politik kanë njoftuar se ndryshime kanë bërë në 33 qendra të VV-së në Kosovë dhe në mërgatë.

    Ndërkaq ndryshime pritet të bëhen edhe në 10 qendra të tjera.

    Në krye të Qendrës së VV-së në Prishtinë, Arben Vitia është që nga viti 2018.

    Që nga viti 2010, ai është aktivist në LVV e ku fillimisht ka qenë i angazhuar dhe ka drejtuar Komitetin për Shëndetësi, në parti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!