×
  • Lajme
  • Lajme

    L’Express shkruan rreth vizitës së Macronit në Serbi, tema kryesore do të jetë dialogu me Kosovën

    Reporteri
    12 Korrik 2019 | 17:34

    Presidenti francez, Emmanuel Macron të hënën pritet të qëndrojnë për një vizitë dy ditore në Serbi.


    Numri një i Francës, sipas mediumeve të Parisit, do të tentoj të rivendosë lidhjet e dikurshme mes Francës dhe Serbisë.

    L’Expres shkruan se vitet e fundit marrëdhëniet mes dy shteteve kishin hasur në pengesa të shumta.

    Macron në Serbi do të takohet me presidentin, Aleksander Vuçiq.

    Sipas mediave franceze, tema kryesore e diskutimit do të jetë dialogu me Kosovën.

    Po ashtu temë me peshë do të jenë edhe anëtarësimi i Serbisë në BE.

    Kjo do të jetë vizita e parë e një presidenti francez në Serbi që nga viti 2001 kur Jacques Chirac kishte vizituar Beogradin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!