×
  • Lajme
  • Lajme

    “Liberalizimi më së largu më 1 janar 2024”, Presidenca Çeke del me deklaratë

    Reporteri
    30 Nëntor 2022 | 11:38

    Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian i kanë dhënë mandatin Këshillit Evropian që të negociojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën me Parlamentin Evropian, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Siç u bë e ditur, liberalizimi i vizave do të nisë në datën e nisjes së sistemit ETIAS, dhe në asnjë rast më larg se 1 janari 2024.

    Pas këtij vendimi kanë reaguar nga Presidenca Çeke në BE.  Presidenca çeke e Bashkimit Evropian e ka cilësuar si hap të rëndësishëm vendimin e sotëm të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së që ranë dakord për t’i dhënë mandatin Këshillit Evropian për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

    “Rajoni i Ballkanit Perëndimor ka qenë një nga prioritetet tona të politikës së jashtme gjatë presidencës sonë. Unë jam e lumtur që kemi ndihmuar në gjetjen e një marrëveshjeje brenda Këshillit për liberalizimin e vizave me Kosovën. Ky është një lajm i madh
    edhe për Kosovën dhe rajonin. Jam e bindur se regjimi pa viza do të hapë rrugën për kontakte më të ngushta mes qytetarëve të Kosovës dhe shteteve anëtare të BE-së”.
    ka thënë Edita Hrdá, Ambasadore, Përfaqësuese e Përhershme e Republikës Çeke në BE.

    Ata kanë thënë se tani Këshilli do të nisë negociatat me Parlamentin Evropian dhe me
    Komisionin për të finalizuar tekstin.

    “Presidenca çeke mirëpret marrëveshjen e arritur në nivel Këshilli dhe vlerëson përpjekjet e të gjithë aktorëve përkatës në arritjen e këtij rezultati. Ne përgëzojmë progresin e konsiderueshëm të bërë në të gjitha blloqet në udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, duke përfshirë në fushën e sigurisë së dokumenteve, kufirit dhe migracionit
    menaxhimin, rendin dhe sigurinë publike, dhe të drejtat themelore në lidhje me lirinë e lëvizjes.

    Ne bëjmë thirrje që Kosova të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me BE-në dhe shtetet anëtare të saj për të ruajtur përmbushjen e kritereve për liberalizim”, thuhet ndër të tjera në deklaratë. /Reporteri.net

    Detaje: Liberalizimi i vizave në fuqi me funksionalizimin e sistemit ETIAS, më së largu deri më 1 janar 2024

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!