×
  • Lajme
  • Lajme

    Liburn Aliu e Hydajet Hyseni mbeten jashtë Kryesisë së Vetëvendosjes

    Reporteri
    23 Tetor 2022 | 19:43

    Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur sot kryesinë e re, e cila do të jetë funksionale për katër vitet e ardhshme.

    Brenda kësaj kryesie tashmë janë vendosur emra të rinj e disa edhe të vjetër.

    Ajo që bie në sy është se Arbërie Nagavci që mban pozitën e ministres është emëruar Kryesuese e Këshillit të Përgjithshëm në vendin që deri tani në VV kishte Hydajet Hyseni, shkruan Reporteri.net.

    Pjesë e Kryesisë së re nuk është as Liburn Aliu që mban pozitën e ministrit të Infrastrukturës.

    Nuk dihen arsyet pse Aliu nuk është përfshirë në Kryesinë e re, kur dihet se është një nga themeluesit e VV-së. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!