×
  • Lajme
  • Lajme

    Liburn Aliu: Njëherë nuk ka nevojë për protesta

    Reporteri
    30 Maj 2020 | 17:41

    Deputeti i VV’së, Liburn Aliu në konferencën e sotme për media ka thënë se iniciativat e ndryshme për organizim të protestave nuk janë organizim i Lëvizjes Vetëvendosje.


    Aliu ka thënë po ashtu se njëherë për njëherë nuk ka nevojë për protesta.

    “Nuk ka nevojë për protesta njëherë për njëherë, dhe ato iniciativa nuk janë të organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje”.

    Aliu shtoi se Gjykata Kushtetuese ka ndryshuar kushtetutën me aktgjykimin e 28 majit.

    “Më 28 maj, Gjykata Kushtetuese ndryshoi kushtetutën dhe rregullat e lojës. Kosova ka nevojë për zgjedhje të reja dhe kjo është mënyra e vetme për të marrë legjitimitet”, shtoi Aliu.

    Aliu po ashtu tha se me qeverinë Kurti, u dëshmuar se Kosova mund të sillet me dinjitet.

    “U dëshmuar qartë se qeveria Kurti është ndryshe dhe se Kosova mund të sillet si shtet i qytetarëve dhe me dinjitet”, ka thënë ai.

    Deputeti i VV’së, ka thënë po ashtu se LDK’ja shkoi te PAN’i duke e braktisur qeverinë që ka bërë punë të mëdha./GazetaExpress/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!