×
  • Lajme
  • Lajme

    Liderët e BE-së sot konfirmojnë konkluzionet e Këshillit të Ministrave për zgjerimin

    Reporteri
    20 Qershor 2019 | 8:20

    Udhëheqësit e BE do të konfirmojnë konkluzionet e arritura nga ministrat e Jashtëm dhe të Çështjeve Evropiane mbi zgjerimin gjatë Samitit të Brukselit, i cili fillon sot.


    Këshilli thekson se bëhet fjalë vetëm për konfirmimin e konkluzioneve pa diskutim, apo vendime të tjera nga drejtuesit e shteteve anëtare për procesin e zgjerimit. Samiti i liderëve të BE në Bruksel fillon në ora 15:00 dhe aty pritet miratimi i konkluzioneve mbi buxhetin afatgjatë të BE, ndryshimet klimatike, dezinformimin dhe kërcënimet hibride.

    Presidentët dhe kryeministrat e BE do të diskutojnë gjithashtu për çështjet e jashtme dhe një vendim pritet të shtrijë sanksionet ndaj Rusi edhe për gjashtë muaj.Në pjesën e parë të takimit pritet konfirmimi i konkluzioneve ministrore mbi zgjerimin.Në fund të takimit, presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk dhe presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker do të informojnë krerët e BE-së mbi zhvillimet më të fundit në lidhje me Brexit, duke përfshirë përgatitjen e BE-së për skenarin që Britania largohet nga BE-ja pa marrëveshje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!