×
  • Lajme
  • Lajme

    Ligji për vlerat e UÇK-së, Gucati thotë se deputetët e VV-së dhe LDK-së duhet përzënë nga Kuvendi

    Reporteri
    13 Gusht 2020 | 17:57

    Kuvendi i Kosovës nuk e ka votuar në parim Projektligjin për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së, kësisoj, projektligji kthehet prapa për votim në ndonjë rast tjetër.


    Pro ligjit votuan të gjithë deputetët e PDK-së që ishin në seancë, ata të AAK-së, NISMA dhe deputetë të minoriteteve jo-serbe, kurse deputetët e Vetëvendosjes dhe ata të LDK-së, që ishin në seancë nuk morën pjesë fare në votim duke bllokuar miratimin e ligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.

    Ndaj kësaj ka reaguar edhe një herë kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, i cili ka hedhur akuza ndaj këtyre dy partive, duke shkuar aq larg sa thotë se ato  nuk duhet të përfaqësohen në Kuvendin e Kosovës, shkruan Reporteri.

    Gucati ka thënë se ky është turpi më i madh që këto dy parti i bënë Kosovës.

    “Trupi më i madh është për neve që na përfaqësojnë, për ne që i kemi votuar. Është turp i madh që të bien nën presionin e ambasadave. Kjo tregon se liderët tanë janë servilë të të huajve. Amerikanët nuk janë kundër vlerave të luftës. Ambasadori amerikan në Kosovë është një djalë dëshmori. Ky ligj nuk e pengon fjalën e lirë të asnjë qytetari, të asnjë komuniteti. Nëse e keni lexuar ligjin me vëmendje ai nuk e parasheh kritikën por vetëm shpifjen, ne kemi kërkuar që kushdo që shpifë kundër UÇK duhet të dënohet. Sot VV dhe LDK bëri turpin më të madh në Kosovë, ata nuk e meritojnë të jenë në parlament, ata e meritojnë t’ua bllokojmë parlamentin dhe t’i përzëmë nga aty”, u shpreh ai në Info Magazinë në Klan Kosova. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!