×
  • Lajme
  • Lajme

    Likaj për gjysmëvjetorin e dytë: Vazhdoni t’i respektoni masat kundër COVID-19

    Reporteri
    17 Janar 2021 | 12:21

    Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ka uruar sot fillimin e gjysmëvjetorit të dytë të mësimit, duke kërkuar kujdes të shtuar në ruajtjen e shëndetit dhe respektim të masave kundër COVID-19.


    Likaj, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka thënë se falë bashkëpunimit të mirë, gjysmëvjetori i parë është mbyllur me sukses.

    “Me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë, ju uroj të gjithëve mbarësi dhe ju ftoj për kujdes të shtuar në ruajtjen e shëndetit, duke respektuar masat anti COVID-19.

    Falë bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes MASh, DKA-ve, menaxhmentit të shkollave, nxënësve, prindërve, SBASHK-ut, donatorëve dhe partnerëve dhe të gjithë akterëve relevantë, ja kemi dalë të përmbyllim suksesshëm gjysmëvjetorin e parë.

    Ju ftoj që edhe kësaj radhe të tregojmë përkushtim dhe të bëjmë më të mirën në ofrimin e arsimit cilësor për nxënësit tanë”, ka shkruar Likaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!