×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj: Presidenti s’guxon ta shpërndajë parlamentin, atë mund ta bëjnë vetëm deputetët me 2/3’tat

    Reporteri
    02 Prill 2020 | 11:56

    Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka deklaruar pas takimit me presidentin Hashim Thaçi ka thënë se në situatën aktuale, kreu i shtetit duhet kujdesshëm të shikojë mundësinë për zgjedhjet e parakohshme.


    Ai ka deklaruar se presidenti nuk ka hapësirë ta shpërndajë Parlamentin, pa pasur vullnetin e 2/3 të deputetëve.

    “Ne si deputet, duhet ta ruajmë kompetencën e secilin institucion veç e veç. Parlamenti është institucioni më i lartë, dhe as qeveria e as presidenti nuk mund të vendoset mbi Parlamentin e Kosovës. Askush dhe për asnjë nuk mund t’i uzurpojë kompetencat e Parlamentit”.

    “Presidenti nuk e ka shpërnda Preisdenti, por veç kur ekziston vullneti i shumicës. Partitë politike me 2/3 me vullnetin e tyre e kanë shpërnda Parlamentin”, tha Limaj.

    Ndërkohë, presidenti Thaci sot takoi edhe përfaqësuesit e Listës Serbe dhe bisedoi në telefon me kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacollin. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!