×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj: Kryeministër Kurti thirri në telefon kryetarët e komunave të prekura nga koronavirusi se nuk infektohesh

    Reporteri
    15 Mars 2020 | 19:50

    Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, njëherit deputet i Kuvendit, thotë se po i përcjellë me shqetësim deklaratat e kryetarëve të komunave të prekura nga korona virusi, siç janë Vitia, Klina, Malisheva, e Podujeva se askush nga niveli qendror nuk po i del në ndihmë për ta kapërcyer këtë situatë.


    Ai i bën thirrje kryeministrit Kurti t’i thërrasë në telefon kryetarët e këtyre komunave pasi që nuk infektohet nga komunikimi, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Të infektuarve me virus nga komuna e Vitisë, Malishevës, Klinës dhe Podujevës iu dëshiroj shërim të shpejtë.

    Në anën tjetër, po i përcjellë me shqetësim deklaratat e kryetarëve të komunave të prekura nga korona virusi, siç janë Vitia, Klina, Malisheva, e Podujeva se askush nga niveli qendror nuk po i del në ndihmë për ta kapërcyer këtë situatë.

    Kryeministër, thirri në telefon kryetarët e komunave ku janë paraqitur rastet se nuk infektohesh nga komunikimi.

    A je duke i dëgjuar deklaratat e tyre publike se askush nga qeveria nuk ju ka ofruar asnjë ndihmë deri tani.

    https://www.facebook.com/FatmirLimajOfficialPage/posts/1447220898799896

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!