×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj: Nënshkrimi i marrëveshjes me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë është garanci për Kosovën

    Reporteri
    27 Mars 2020 | 0:06

    Kreu i Nismës Socialdemokrate ka reaguar lidhur me deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit, konkretisht të Richard Grenell, i Dërguari Special i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett dhe Përfaqësuesit Special për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, të cilët demantuan zërat që kinse ka një plan sekret për shkëmbim territoresh.


    “Deklarata e Departamentit të Shtetit se nuk ka asnjë plan sekret për shkëmbim të territoreve shuan zërat konspirativ për ekzistimin e planeve të tilla”, ka shkruar Limaj.

    Tutje Limaj tha se, deklarata e sotme i jep besim shtesë arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë nën ndërmjetësimin e SHBA-ve për njohje reciproke dhe anëtarësim në OKB.

    Po ashtu, kreu i Nismës ka shkruar se, nënshkrimi i marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë është garanca më e mirë dhe do të ishte nder për vendin tonë.

    Kosova është e bekuar me miqësinë e SHBA-ve, ka shkruar në fund të reagimit të tij kreu i Nismës, Fatmir Limaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!