×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj takohet me drejtoreshën e BE-së, dialogu temë kryesore

    Reporteri
    13 Qershor 2019 | 13:51

    Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka pritur në takim drejtoreshën e BE-së për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, Angelina Eichhorst.


    Limaj ka bërë se në takim është biseduar për zhvillimet aktuale politike në vend, dialogun Kosovë-Serbi dhe proceset integruese të Kosovës, shkruan Reporteri.net

    “Ishte konstatim i përbashkët se dialogu është i paaltaernativë dhe duhet të gjejmë rrugë për të rifilluar dialogu, në mënyrë që ta arrijmë një marrëveshje gjithëpërfshirëse obligative për njohje reciproke” , ka shkruar ai në Facebook.

    Ky takim shënon një prej të shumtëve që u bë në kuadër të tentimeve për të rifilluar dialogun, por që po përfundojnë pa sukses.

    Lidhur me këtë temë, takime kanë pasur edhe kryeministri Haradinaj dhe presidenti Thaçi me përfaqësues të BE-së, mirëpo dialogu nuk duket afër normalizimit.

    Sidoqoftë, dialogu Kosova-Serbi është futur në qorrsokak që prej vendosjes së taksës. Serbia po kërkon heqjen e saj për rifillim, por Kosova po thekson se taksa nuk do të largohet pa njohjen e shtetit nga Serbia./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!