×
  • Lajme
  • Lajme

    Linjat jashtë funksionit, Stacioni i Autobusëve në Pejë pa asnjë njeri

    Reporteri
    15 Mars 2020 | 17:54

    Qytetarët janë duke respektuar maksimalisht udhëzimet e Qeverisë së Kosovës që të qëndrojnë nëpër shtëpi, në mënyrë që të mbajmë sa më larg mundësinë e të infektuarit me koronavirus.


    Tashmë në vend janë pesë raste të konfirmuara me COVID-19, por që mundësia për t’u rritur numri është ende prezente.

    Por tashmë jashtë funksionit janë edhe linjat e autobusëve në shumë prej qyteteve.

    Pejën përpos që ka mbuluar qetësia në qendër, njësoj është edhe tek Stacioni i Autobusëve.

    Në disa fotografi të dërguara në Indeksonline shihet se linjat e autobusëve janë funksionit dhe askush nuk gjendet në stacion.

    Kësisoj çdokush po mundohet të kontribuojë në mbajtjen larg të këtij virusi që tash e sa javë ka shqetësuar gjithë njerëzimin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!