×
  • Lajme
  • Lajme

    Lirohet nga spitali bashkëshorti i Shkurte Fejzës

    Reporteri
    26 Shkurt 2024 | 22:24

    Hajrush Behluli, bashkëshorti i këngëtares së mirënjohur Shkurte Fejza, është deklaruar pas aksidentit që i ndodhi ditë më parë në Prizren, ku u godit nga një veturë.

    Ai ka treguar se sot është liruar nga spitali dhe se ndjehet mirë që ndodhet pranë familjes së tij.

    Behluli u shpreh se pas goditjes nga vetura, gruaja dhe fëmijët e tij kanë përjetuar skena të dhimbshme gati të pashpresa.

    Reagimi i tij:

    Të dashur miq para tri dite siç jeni informuar pata një goditje nga një veturë tek kaloja në rrugë dhe falë Zotit shpëtova pa pasoja të rënda . Sot kam dal nga spitali dhe jam kthyer në shtëpi pranë familjes. Po ndjehem mirë kur po i shoh gruan time dhe fëmijët të lumtur sepse kanë parë dhe përjetuar skena të dhimbshme dhe gati të pashpresa sidomos oret e para.E mendoj sa vlere te madhe ka te jesh mes njerëzve tu e te mos lodhesh per asgjë veq shendetit. Ju faleminderit për kujdesin, thirrjet, vizitat dhe gjithçka që keni bërë në përkrahjen time dhe të familjes.Uroj që mos t’a përjetoj askush të keqen.

    Zoti ju ruajtë e ju bekoftë kudo që jeni.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!