×
  • Lajme
  • Lajme

    Lista e 28 kompanive që fituan grante nga shteti, në mesin e tyre edhe kompani milionëshe

    Reporteri
    13 Shkurt 2020 | 20:00

    Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, në shkurt të vitit 2019 e kishte marrë një vendim për Listën finale të kompanive që kishin përfituar nga një thirrje publike e kësaj ministrie për mbështetje përmes granteve.


    Reporteri.net ka siguruar këtë listë, në të cilën nuk jepen detaje të shumave që ka fituar secila kompani e po ashtu edhe projektet konkrete se për çka do t’i shpenzojnë ato mjete.

    Në mesin e tyre janë edhe kompani të njohura e me qarkullim milionësh si HiB Petrol dhe Berto. Sipas një përllogaritje, bazuar edhe në thirrjen për aplikim, janë diku rreth 700 mijë euro që janë ndarë për këto 28 kompani.

    Ministria e Tregtisë i dha HIB Petrolit grant 50 mijë euro, nuk tregohet se për çka

    MTI i ka kanë dhënë këto mjete bazuar në një thirrje publike e cila ndër të tjera thotë: “Bazuar në Udhëzimin Administrativ (MTI) nr. 01/2018 për ndarjen e mjeteve financiare nga kategoria ekonomike e subvencioneve dhe transfereve, dhe me qëllim të ngritjes së kapaciteteve prodhuese, shpallim thirrje të hapur për përkrahjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme për blerjen e makinerisë prodhues.

    MTI-KIESA do të mbështes në subvencionim me mjete financiare ndërmarrjet sipas kategorive të tyre, si në vijim:

    – Për ndërmarrjet mikro (të punësuar 1 deri 9 punëtor) vlera totale e granteve do të jetë 360,000.00 EUR. Vlera maksimale që mund të përfitoj një ndërmarrje mikro është deri në 75% e vlerës së makinerisë ose në vlerë financiare deri në 20,000.00 EUR;

    – Për ndërmarrjet e vogla (të punësuar 10 deri 49 punëtor) vlera totale e granteve do të jetë 240,000.00 EUR. Vlera maksimale që mund të përfitoj një ndërmarrje e vogël është deri në 50% e vlerës së makinerisë ose në vlerë financiare deri në 30,000.00 EUR;

    – Për ndërmarrjet e mesme (të punësuar 50 deri 249 punëtor) vlera totale e granteve do të jetë 100,000.00 EUR. Vlera maksimale që mund të përfitoj një ndërmarrje e mesme është deri në 50 % e vlerës së makinerisë ose në vlerë financiare deri në 50,000.00 EUR.”, thuhej ndër të tjera në thirrjen për aplikim të kësaj ministrie.

    Kjo është lista e plotë e kompanive që kanë përfituar nga MTI-ja.

    Reporteri.net në ditët në vazhdim do të kërkojë nga MTI-ja edhe detajet e projekteve dhe nëse ato janë përmbushur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!