×
  • Lajme
  • Lajme

    Lista Serbe kërkon mbrojtje në liri të serbëve të arrestuar

    Reporteri
    22 Qershor 2019 | 15:55

    Vazhdimin e paraburgimit ndaj Ndelko Spasojeviqit dhe Marko Roçanit, të dyshimtë për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, Lista Sere përmes një kumtese e ka quajtur shkelje të të gjitha të drejtave të serbëve në Kosovë.


    “Pa kurrfarë dëshmish po vazhdon shkelja e të drejtave të serbëve në Kosovë” thotë kumtesa, transmeton Koha.net

    Lista Serbe me kumtesën që e përcjell b92, ka kërkuar që të gjithë serbëve të arrestuar t’i u mundësohet mbrojtja në liri ndërsa akuzat ndaj tyre i ka quajtur vetëm politike,

    Gjykata në Prishtinë ua ka zgjatur edhe për dy muaj paraburgimin pjesëtarit të Policisë së Kosovës Nedelko Spasojeviq dhe Marko Roshiqit të dyshuar për pjesëmarrje në vrasjen e Oliver Ivanoviqit më 16 janar të vitit 2018.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!