×
  • Lajme
  • Lajme

    Lista Serbe kundër Policisë së Kosovës dhe arrestimeve të kriminelëve serbë në veri

    Reporteri
    11 Dhjetor 2022 | 12:36

    Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, u ka bërë thirrje qytetarëve serbë në Kosovë që të mos pengojnë lëvizjen e patrullave të KFOR-it dhe EULEX-it në veri.

    Në thirrjen e tyre, Lista Serbe thekson se lëvizja e KFOR-it e EULEX-it është në përputhje me marrëveshje të miratuara më parë, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    “U bëj thirrje qytetarëve që të mundësojnë lëvizjen e KFOR-it dhe EULEX-it sepse prania e tyre është në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare të miratuara më parë”.

    “Në emër të Listës Serbe dhe emrit tim personal i ftoj të gjithë qytetarët në paqe dhe vetëpërmbajtje. Të mos biem pas provokimeve”, thuhet tutje në reagim.

    Reagimi përcillet edhe me disa pretendime të Rakiqit se disa qytetarët serbë në veri, referuar ish-policit Dejan Pantiq, janë arrestuar “nën akuza të montuara”.

    “Në këtë kuptim, ne dëshirojmë që bashkëqytetarët tanë të arrestuar të lirohen, sepse të gjithë e dinë se këto janë akuza të montuara, por gjithashtu kërkojmë që të parandalohet çdo ndërhyrje e policisë së Kosovës apo e njësive të tjera në veri të Kosovës”. /Reporteri.net/.

    Reagimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!