×
  • Lajme
  • Lajme

    Listat e partive për deputetë: Këto janë top-pesëshet e partive

    Reporteri
    17 Janar 2021 | 23:24

    Partitë politike kanë publikuar mbrëmë listat e tyre me kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit, përjashtuar këtu Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt që ende nuk ka bërë një gjë të tillë.


    Që me publikimin e listave partitë kanë nisur garën me njëra-tjetrën se kush ka kandidatët më të mirë për deputetë.

    Por ajo që bie në sy edhe në këto zgjedhje në lista dominojnë burrat, ndërsa befasi ka edhe në top pesëshen e partive.

    Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka befasuar jo pak me top-pesëshen e vendosur. Vasfije Krasniqi në numrin 4 dhe Avni Dehari në numrin 5 janë befasi pasi nuk është menduar se do jenë kandidatë, kurse numrin 1 e ka Albin Kurti si kandidat për kryeministër, e dyta Vjosa Osmani, kurse numrin 3 renditet Glauk Konjufca.

    Për dallim nga pesëshja e VV-së, ajo e PDK-së nuk është se ka ndonjë befasi.

    Enver Hoxhaj numër 1 si kandidat për kryeministër, Uran Ismaili numër 2, Eliza Hoxha e treta, Bedri Hamza i katërti dhe Memli Krasniqi i pesti është një renditje e pritur.

    Befasi nuk ka as në listën e LDK-së, ku prinë Avdullah Hoti si kandidat për kryeministër, i dyti është Kujtim Shala, e treta Hykmete Bajrami, i katërti Agim Veliu, dhe pesëshen e mbyllë Behgjet Pacolli.

    Ndërsa ka befasi në 5-shen e AAK-së. Pas numrit 1 që është Ramush Haradinaj, i dyti renditet Shemsedin Dreshaj, e treta Time Kadrijaj, kurse befasi mund të quhet edhe renditja e Bekë Berishës (4) para Besnik Tahirit (5) që është zv.kryeministër në detyrë.

    Kurse te 5-sëshja e NISMA-s Socialdemokrate befasi mund të quhet vetëm garimi i Avdyl Krasniqit, vëllaut të Jakup Krasniqit por jo pse është i renditur i dyti, menjëherë pas Fatmir Limajt.

    E treta në listë është Albulena Balaj që është zv.kryeministre në detyrë, Bilall Sherifi i katërti, kurse pesëshja mbyllet me Zafir Berishën.

    Kujtojmë se zgjedhjet parlamentare mbahen më 14 shkurt në Ditën e të Dashuruarve. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!