×
  • Lajme
  • Lajme

    Lladrovci i përgjigjet Kajtazit pas akuzave se dërgoi Thaçin në Hagë: Moti jam përballur me shpifjet e ish-regjimit kriminal

    Reporteri
    17 Janar 2021 | 12:52

    Pas akuzave që bëri gazetari Vehbi Kajtazi për kreun e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcin, si ai është një prej personave që e kanë dërguar Hashim Thaçin në Hagë, për rastin e Behajdin Hallaqit, ka reaguar Ramiz Lladrovci.


    Lladrovci pak më parë publikoi një profilin e tij në Facebook, një foto së bashku me ish- presidentin Thaçi, duke i dërguar edhe një herë mesazhe të forta ndaj gazetarit Kajtazi.

    “Të vërtetat e dhimbshme, po i ngacmojnë ende pasardhësit shpirtëror të mendësisë kriminale të ish regjimit. Porosi për gazetarucin: Moti jam përballur dhe përballem me shpifjet e ish-regjimit kriminal, ju njoh mirë. E di, ju dhemb shumë e vërteta, por të kaluarën nuk mund ta korrigjoni!”, ka shkruar Lladrovci.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!