×
  • Lajme
  • Lajme

    Lladrovci: Ne punojmë ndërsa shpifësit i padisim

    Reporteri
    12 Dhjetor 2022 | 17:36

    Pas një shkrimi të cilin e konsideron shpifës, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka paditur për shpifhe Driton Ajazin, duke thënë se “kjo padi nuk është e para, por, si duket as do të jetë e fundit”.

    “Ky opozitar që deri dje fshihej pas emrave të grave, sot nuk është në gjendje ta pranojë se komuna e Drenasit ka mirënjohje ndërkombëtare për qeverisje të shkëlqyer”, ka cekur Lladrovci.

    Postimi i plotë:

    Sot, paraqita një padi, ndaj Driton Ajazit, për shpifjet që i bën në rrjetin social. Kjo padi nuk është e para, por, si duket as do të jetë e fundit. Shpifjeve të vazhdueshme, i përgjigjem me punë, përkushtim të pandalshëm për ta ndryshuar komunën e Drenasit. Këtë e shohin dhe prekin qytetarët e Drenasit, çdo ditë.

    Ky opozitar që i është ndalur ora në fushatë zgjedhore, sikur nuk jeton në Drenas, as do të shoh punët, projektet apo investimet në të gjitha fushat. As do ta shoh arsimin si është, shëndetësinë, dhe fushat tjera, të vlerësuara nga organet kompetente jopolitike. Ky opozitar që deri dje fshihej pas emrave të grave, sot nuk është në gjendje ta pranojë se komuna e Drenasit ka mirënjohje ndërkombëtare për qeverisje të shkëlqyer.

    Këto ditë presim konfirmim në nivelin nacional si komuna me performancën më të mirë lokale. Ne nuk do të ndahemi nga puna. Ne nuk prejmë shirita të projekteve as të lavdërohemi me to, sepse është puna jonë dhe për këtë arsye e kemi marrë mandatin. Aq më parë, ato janë investime të taksapaguesve dhe qytetarëve tanë. Ne punojmë ndërsa shpifësit i padisim!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!