×
  • Lajme
  • Lajme

    Lladrovci padit gazetarin Vehbi Kajtazi, i kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim

    Reporteri
    18 Janar 2021 | 15:33

    I pari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur se ka dorëzuar në Gjykatë padi për shpifje kundër gazetarit dhe kryeredaktorit të Insajderit, Vehbi Kajtazi.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Lladrovci ka bërë të ditur edhe vlerën e dëmshpërblimit të cilin ai e kërkon me anë të padisë, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka thënë se 100 mijë eurot që kërkon si dëmshpërblim, parasheh t’i japë donacion për organizatat që merren me fuqizimin e sundimit të ligjit.

    Ndryshe, gazetari Kajtazi, në një seri reagimesh në llogarinë e tij zyrtare në ‘twitter’, ka drejtuar akuza të rënda për kreun e Drenasit.

    Kajtazi thotë se Lladrovci është një prej personave që e kanë dërguar Hashim Thaçin në Hagë për rastin e Bejhadin Hallaqit.

    “Ramiz Lladrovci, ti je njeri prej atyre qe e ke çu Hashim Thaçin ne Hage per zhdukjen/vrasjen e Bejhadin Hallaqit”, ka shkruar Kajtazi.

    Ky është postimi i plotë i Lladrovcit:

    Ashtu siç kam paralajmëruar, sot e dorëzova padinë kundër Vehbi Kajtazit për shpifje. Pas vendimit të gjyqit, vlera e kundërshpërblimit për padinë, do të jepet donacion për organizatat që merren me fuqizimin e sundimit të ligjit!

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!