×
  • Lajme
  • Lajme

    Llapjani human: U jep ushqim 11 sirianëve që po kalonin përmes Kosovës për në Europë

    Reporteri
    28 Shkurt 2020 | 20:28

    Kosova po vazhdon të jetë si rrugë lidhëse e sirianëve të cilët destinacion kanë vendet e Bashkimit Evropian.


    Njëmbëdhjetë shtetas sirianë që po lënë vendin e tyre shkaku i luftës, sot u qerasën me ushqim në një restorant të Podujevës, shkruan reporteri.net

    Pronari i këtij biznesi (“Ora”), Ditar Hoti bëri një veprim human.

    Ai iu dha ushqim e pije këtyre shtetasve.

    Po ashtu mësohet se nuk është hera e vetme që pronari i këtij biznesi i ka ndihmuar sirianët, ai i kishte ndihmuar edhe në disa raste tjera.

    Mësohet se rrugëtimi i tyre nisi dhe pritet të ketë këtë cak: Turqi, Greqi, Shqipëri, Kosovë, Serbi, Hungari…

    Shqiptarët ende i kanë të freskëta dhimbjet e luftës dhe ikjet ilegalisht për në vende të BE’së, ngjashëm sikur sot detyrohen të veprojnë sirianët. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!