×
  • Lajme
  • Lajme

    Lokalizohet ariu i shumëkërkuar i Prizrenit, ky është vendi ku ndodhet aktualisht

    Reporteri
    16 Maj 2019 | 9:13

    Roja i Ujësjellësit Hidroregjioni, Basri Skenderi, ka arritur ta xhirojë ariun e murrmë, në lokacionin ku ai punon.


    Sipas rojës së Ujësjellësit Hidroregjioni, bëhet fjalë për të njëjtën arushë, për të cilën ishin angazhuar edhe njësi të FSK’së për kapjen e saj.

    Kjo çështje u bë e madhe në Kosovë pasi ky arushë mbyti 38 dele në dy lokacione të ndryshme dhe dëmtoi pesë koshere me bletë.

    Drejtorati Qendror i Inspekcionit për Pylltari dhe Gjueti në Agjencinë Pyjore të Kosovës ka marrë vendim për vrasjen e “Arushës së Murrme”.

    Në bazë të këtij vendimi kjo kafshë është shpallur “Kafshë përkohësisht dëmtuese”, ndërsa vendimi i është dërguar Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të Komunës së Prizrenit, duke i dhënë asaj autorizimin për vrasjen e kafshës së “egër dëmtuese”, e cila, sipas tyre, afrohet në afërsi të vendbanimeve.

    Një ari u shfaq së fundmi edhe në fshatin Novosellë të Prizrenit, kurse në fshatin Dubravë të Kaçanikut një tjetër  hyri në një fermë dhe plagosi disa dele.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!