×
  • Lajme
  • Lajme

    Lekaj i reagon ashpër Bislimit për arkivat e UÇK-së: Ky profesori i Kurtit paska premtu me i’a dorëzu arkivat e UÇK-së Serbisë

    Reporteri
    09 Shtator 2021 | 22:59
    © Reporteri.net / Foto: Argjend Mamaj

    Nënkryetari i AAK-së dhe deputeti i kësaj partie, Pal Lekaj ka reaguar pas deklaratës së zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, i cili tha se është dakorduar me palën serbe që të hapen të gjitha arkivat, duke përfshirë edhe ato të Kosovës që kanë të bëjnë me UCK’në.


    “Kurti paska ra dakord më në fund me Serbinë dhe me njerëzit e Vuçiqit. Ky profesori i Kurtit paska premtu me i’a dorëzu arkivat e UÇK-së, Serbisë, me dorëzu luftën, vuajtjet, heronjtë, historinë dhe pavarësinë e Kosovës. Po ndodh ajo që pak kush, as vetë ata që brohorisnin dhe gjakoseshin për Vetëvendosje, nuk e kishin menduar. Kreu dhe “profesorët” e tyre, po ia japin Serbisë në pjatë të argjendtë atë që as Beogradi i Vuçiqit, nuk e kishte imagjinuar, UÇK-në, lirinë e Kosovës”, tha ai.

    Sipas Lekajt, Kurti dhe profesorët e tij e gjetën gjuhën e përbashkët me Serbinë, jo për hekurudha, jo për rrugë, jo për lëvizje të lirë, jo për njohje nga Izraeli, jo për targat e makinave, jo për drejtësi, jo për krimet e luftës, tmerret, masakrat, përdhunimet e assesi për njohjen reciproke.

    “E gjetën gjuhën e përbashkët me Serbinë për UÇK-në, për “arkivat” e UÇK-së. Për Kurtin dhe profesorët e tij, UÇK është baraz me arkivat e ushtrisë dhe policisë serbe, vrastare dhe kriminale, është baras me vuajtjet e një populli që u shtyp, u persekutua, u vra dhe u dhunua nga Millosheviqi dhe ata që i shërbyen atij. Kurti dhe profesorët e tij po bëjnë marrëveshje me Serbinë, por jo për drejtësi, paqe, zhvillim ekonomik dhe njohje të reja, por për UÇK-në. Jo në Shtëpinë e Bardhë, po nëpër skuta në Bruksel”, tha Lekaj.

    Deklarata e plotë e Lekajt: 

    Kurti paska ra dakord më në fund me Serbinë dhe me njerëzit e Vuçiqit.
    Ky profesori i Kurtit paska premtu me i’a dorëzu arkivat e UÇK-së, Serbisë, me dorëzu luftën, vuajtjet, heronjtë, historinë dhe pavarësinë e Kosovës.

    Po ndodh ajo që pak kush, as vetë ata që brohorisnin dhe gjakoseshin për Vetëvendosje, nuk e kishin menduar. Kreu dhe “profesorët” e tyre, po ia japin Serbisë në pjatë të argjendtë atë që as Beogradi i Vuçiqit, nuk e kishte imagjinuar, UÇK-në, lirinë e Kosovës.

    Kurti dhe profesorët e tij e gjetën gjuhën e përbashkët me Serbinë, jo për hekurudha, jo për rrugë, jo për lëvizje të lirë, jo për njohje nga Izraeli, jo për targat e makinave, jo për drejtësi, jo për krimet e luftës, tmerret, masakrat, përdhunimet e assesi për njohjen reciproke, jo! E gjetën gjuhën e përbashkët me Serbinë për UÇK-në, për “arkivat” e UÇK-së.

    Për Kurtin dhe profesorët e tij, UÇK është baraz me arkivat e ushtrisë dhe policisë serbe, vrastare dhe kriminale, është baras me vuajtjet e një populli që u shtyp, u persekutua, u vra dhe u dhunua nga Millosheviqi dhe ata që i shërbyen atij.

    Kurti dhe profesorët e tij po bëjnë marrëveshje me Serbinë, por jo për drejtësi, paqe, zhvillim ekonomik dhe njohje të reja, por për UÇK-në. Jo në Shtëpinë e Bardhë, po nëpër skuta në Bruksel.
    Jo për të mbrojtur vlerat e luftës. Të asaj lufte që solli lirinë, por për ta shitur atë në Serbi, me lehtësinë e atyre që nuk e deshën asnjëherë Kosovën e pavarur, me lehtësinë e atyre që nuk vendosën asnjë gur në themelet e këtij shteti, me lehtësinë, ligësinë dhe tradhtinë e atyre që ia falën Beogradit atë mbi të cilin është themeluar shteti i pavarur i Kosovës, gjaku i Dëshmorëve, Heronjve, Martirëve.

    Por Albini dhe profesorët e tij, nuk e njohin as luftën, as UÇK-në, ndryshe nuk do të bënin marrëzira të tilla.

    Nuk ka arkiva të UÇK-së, Albin, as nuk ka pasur ndonjëherë. E di pse? Sepse ne nuk kishim kohë për arkiva, ishim në luftë. Në luftë me ata, të cilëve ti sot u premtove arkiva të UÇK-së, përmes profesorit tënd!

    Turpi qoftë i yti Albin Kurti! I yti dhe i profesorëve tu! Historia ka gjithmonë vend edhe për heronj, edhe për skutha dhe njerëz të mbrapshtë si ju, që skutave shisni gjakun e Kosovës. Ia bëtë vetes vendin në histori më në fund, si bukëshkalë të këtij vendi. Mallkimi i historisë do të bjerë mbi ju!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!