×
  • Lajme
  • Lajme

    Lul Raka për çmimin Evropiani i Vitit: Shpresojmë ta heqim virusin e të udhëtojmë të lirë në Evropë

    Reporteri
    09 Maj 2020 | 17:39

    Mikrobiologu kosovar sot është shpallur Evropiani i Vitit 2020 nga Zyra e BE’së në Kosovë.


    Raka ka thënë se ky çmim i takon të gjithë kolegëve në IKSHPK.

    “Ky çmim i takon fillimisht shtëpisë sime – Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, bashkë me 6 institutet rajonale, ku për gati 4 muaj me rradhë gumëzhijnë njerëz pa u ndalur asnjë ditë. Mikrobiologë e laborantë, të cilët i pret Kosova për të dhënë kumtin e rezultatit- pozitiv ose negativ”, ka thënë Raka.

    Raka ka thënë se shpreson që koronavirusi të hiqet sa më shpejtë dhe të udhëtojmë të lirë në Evropë.

    “Jemi Evropianë me shekuj dhe urojmë që sa më shpejt ta heqim virusin dhe të udhëtojmë të lirë në kontinentin e vjetër”, ka shkruar Raka.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!