×
  • Lajme
  • Lajme

    Lul Raka tha sot se Kryeministri është testuar, Qeveria nuk e tha një gjë të tillë gjatë ditës

    Reporteri
    11 Maj 2020 | 23:20

    Rihapja dhe lehtësimi i masave në Kosovë është shoqëruar me rritjen e numrit të të prekurve me coronavirus. 


    Për këtë situatë ka folur në Euronews Albania mikrobiologu i njohur, Lul Raka. Ai fillimisht ka folur për rastin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili është vetëizoluar pasi një zyrtar i ministrisë së Integrimeve Evropiane ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat e dalë pozitiv në testin për coronavirus.

    Ai theksoi se rezultatet e testit për Kurtin dhe zyrtarët e tjerë pritet të dalin sonte në mbrëmje.

    “Rezultatet e analizave të kryeministrit dhe stafit të tij priten sot në mbrëmje nga ora 20:00- 22:00. Nuk e di sa persona janë. Janë disa përfaqësues edhe tek ministria e Integrimeve Europiane, ministri me stafin e vet dhe po ashtu edhe nga stafi i kryeministrit. Numrin e saktë nuk e di”, deklaroi.

    Por Qeveria nuk ka njoftuar se kryeministri Kurti të jetë testuar. Kanë folur vetëm për testimin e zyrtarit të MIE-së dhe vetëizolimin e tyre por jo edhe testimin, shkruan Reporteri.net.

    A është kjo një huqje e madhe e Lul Rakes apo një fshehje e Qeverisë? /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!