×
  • Lajme
  • Lajme

    Lul Raka vaksinohet kundër COVID-19: Kush refuzon ta marr vaksinën, le ta dorëzojë mantilin e bardhë

    Reporteri
    19 Prill 2021 | 12:33

    Mikrobiologu i njohur kosovar, Lul Raka ka marr vakinën e imunizimit ndaj COVID-19. Raka është vaksinuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare“Dëshmorët e Lirisë” në Kaçanik.


    Ai ka thënë se nuk ishte nga të parët që u vaksinua në Kosovë sepse nuk donte që të merrte vaksinën para atyre që janë më të rrezikuar se sa ai nga COVID-19.

    Ndërsa, kujtojmë që tashmë mbi 4 mijë punëtorë shëndetësorë ne vend janë vaksinuar kundër këtij virusi, derisa po vazhdon edhe vaksinimi i qytetarëve tjerë.

    Për shkak të furnizimit me vetëm 24 mijë vaksina Anti-COVID, vetëm kategoritë më të rrezikuara do të vaksinohen kundër këtij virusi deri në ardhjen e furnizimit shtesë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!