×
  • Lajme
  • Lajme

    Lulzim Kryeziu i “Al Petrol/Shell” që u arrestua për dhunë në familje akuzohet edhe për rrahjen e një gazetari

    Reporteri
    17 Nëntor 2022 | 11:38

    Gjatë ditës së sotme u raportua se pronari i pompës së derivateve ‘Shell Kosova’, Lulzim Kryeziu, është arrestuar si i dyshuar për dhunë në familje.

    Sipas këtyre raportimeve Kryeziu ishte denoncuar nga bashkëshortja e tij për dhunë në familje dhe i njëjti ishte arrestuar mbrëmë.

    Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në shtëpinë e përbashkët të çiftit në Fshatin Ndërkombëtar në Prishtinë.

    Pronari i ‘Shell Kosova’, Lulzim Kryeziu, më parë ishte denoncuar edhe për sulm fizik edhe ndaj një gazetari.

    Ngjarja kishte ndodhur në pikën e tij të derivateve në Veternik të Prishtinës. Gazetari Fitim Ceku kishte deklaruar në polici ishte sulmuar fizikisht në lokalin e pikës së derivateve të “Shell Kosova” në Veternik të Prishtinës.

    Sipas denoncimit të gazetarit, Kryeziu iu ishte prezantuar atij jo si pronar i kompanisë, por si menaxher kryesor dhe me emër te rremë Bekim Krasniqi.

    “Menaxheri” i kompanisë, më pas doli se është pronari i “AL-Petrol SHPK”, që bart licencën e emrit ‘Shell’ në Kosovë, Lulzim Kryeziu.

    Në raportin denoncues të viktimës, që kishte siguruar Gazeta Online ‘Reporteri.net’, tregohet se, gazetari i cili ishte ftuar në takim nga vetë zyrtarët e ‘Shell Kosova’, nuk e kishte njohur të dyshuarin për sulm ndaj tij, Lulzim Kryeziun.

    Madje, ai iu ishte prezantuar si menaxher kryesor i kompanisë në fjalë, duke i dhënë edhe emër të rremë, si Bekim Krasniqi.

    Takimi që pasoi me konfrontim fizik, sipas Cekut kishte ndodhur pasi po hulumtonte lidhur me licencën e ‘Shell’ në Kosovë, që e bart kompania “Al-Petrol SHPK”, e themeluar nga babai i Lulzim Kryeziut, i ndjeri Latif Kryeziu.

    Kur hetuesit policorë panë kamerat e sigurisë së lokalit brenda pikës së ‘Shell Kosova’ në Veternik të Prishtinës, zbuluan se personi në fjalë ishte pronari i kompanisë Lulzim Kryeziu.

    Gazetari i sulmuar, Fitim Çeku morri edhe trajtim mjekësor pas sulmit nga pronari i “Shell Kosova”. /Reporteri.net

    Kamerat e sigurisë zbuluan sulmin e pronarit të ‘Shell Kosova’ Lulzim Kryeziu ndaj gazetarit – ai u prezantua me emër të rrejshëm

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!