×
  • Lajme
  • Lajme

    Lumir Abdixhiku në Prekaz: Me rënien e Adem Jasharit dhe familjes Jashari lindi përpjekja finale për liri, shtet e pavarësi

    Reporteri
    06 Mars 2023 | 9:45

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe në varrezat e Jasharajve në Prekaz.

    Me këtë rast ai ka thënë se me rënien e komandantit Adem Jashari dhe familjes Jashari lindi përpjekja finale për liri, shtet e pavarësi, shkruan Reporteri.net.

    “Sot nderojmë 25 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, datat 5,6 dhe 7 Mars ku në këtë tempull të sotëm ranë heroikisht familja Jashari, komandanti Adem Jashari dhe në këtë rënie të tyre lindi dhe përpjekja jonë finale për liri, shtet e pavarësi”.

    “Mbi sakrificën e komandantit Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve të tjerë të ushtarëve të UÇK-së qëndron rrugëtimi jonë i ardhshëm për një shtet të barabartë mes vendeve evropiane dhe këtë rrugë në këtë ditë duhet ta kujtojmë gjithnjë, edhe si shenjë uniteti të brendshëm por edhe si përpjekje të pashterrshme të popullit tonë”, tha Abdixhiku. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!