×
  • Lajme
  • Lajme

    Lumir Abdixhiku tregon se a do të përjashtohen nga LDK-ja ata që votojnë kundër vendimit të Kryesisë për Vjosa Osmanin

    Reporteri
    30 Mars 2021 | 20:50

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka folur më gjerësisht në lidhje me vendimin e marrë nga partia për të qëndruar në sallë për votimin e Vjosa Osmanit Presidente


    Abdixhiku ka thënë se vendimi i marrë në kryesi ka qenë në shumicë absolute.

    “Dje kemi patur një takim që ka zgjatur tre orë, dhe pas këtij debati kemi patur votimin në Kryesi dhe me shumicë absolute u mor vendimi që u bë publik sot. A mbesim unik ose jo, është çështje që duhet definuar me kohë. Unë kërkoj nga secili deputet të jetë unik”.

    I pyetur se cili ka qenë qëndrimi i Agim Veliut rreth kësaj çështjeje, Abdixhiku u përgjigj kështu: “Qëndrimet e brendshme do t’i mbajmë brenda partisë, nuk është hera e parë që po ndodh precedenti që deputetët nuk i zbatojnë veprimet e Kryesisë. Ajo çfarë mund të them nuk mund të parashikoj sjelljen përfundimtare por ajo që duhet të them është se duhet të jemi unik”.

    Tutje ai është pyetur nëse do të ketë përjashtime nga partia, si në rastin e Vjosa Osmanit, nëse votohet kundër vendimit të partisë, ai theksoi se LDK-ja s’ka njerëz për të humbur.

    “Nuk paragjykoj rezultatin final dhe gjithmonë jam i mendimit se nuk kemi njerëz për të humbur” tha Abdixhiku në Debat plus.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!