×
  • Lajme
  • Lajme

    Lushaku, Qeverisë për raportin e WJP-së: Sërish dështim dhe propagandë me numra

    Reporteri
    27 Tetor 2022 | 14:07

    Kryetarja e Forumit të Grave të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke manipuluar me shifrat e publikuara mbi raportin “World Justice Project” (Projekti i Drejtësisë Botërore) për sundim të ligjit.

    Sipas saj, Kosova vitin e kaluar ishte renditur e 60-ta teksa ishte e 54-ta në vitin 2019 kur në krye të qeverisë ishte Avdullah Hoti, ndërsa thotë se këtë vit është e 57-ta.

    “Sërish dështim dhe propagandë me numra. Pushteti edhe sot po e përdor armën e tyre të vetme për ta fshehur dështimin: propagandën. Pasi që dështuan në progresin e Kosovës në sundimin e ligjit, në raportin “World Justice Project”, ku për shkak të performancës së dobët të qeverisë, Kosovën nga vendi i 54 në të cilin gjendej në vitin 2020, e sollën në vendin e 60 vitin e kaluar, tani vendin e 57 po e propagandojnë si të dytin dhe si sukses!”

    “Vendi i 57 është i 57, nuk ka asnjë logjikë të krenoheni me dështime. Tek e fundit raporti është publik dhe mund t’i qaset secili qytetarë. Kjo përveç tjerash është edhe fyerje ndaj qytetarëve. Është fatkeqësi që niveli i propagandës ka arritë edhe në institucionet tona diplomatike- ambasadat tona në vende të ndryshme të botës kanalet e tyre zyrtare te komunikimit i kanë shndërruar në vegla propaganduese”,ka thënë Lushaku-Sadriu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!