×
  • Lajme
  • Lajme

    Lushtaku gëzohet dhe uron qytetarët që iniciativa për Trust-in kaloi në Komision, kërkon që deputetët e shumicës “të reflektojnë”

    Reporteri
    07 Dhjetor 2022 | 15:13
    Deputeti i Partisë Demokratike, Mërgim Lushtaku

    Kalimit të Iniciativës për lejimin e tërheqjes së deri në 30% të mjeteve të Trust-it në Komisionin Parlamentar për Buxhet dhe Transfer i është gëzuar deputeti i Partisë Demokratike, Mëgim Lushtaku, i cili u shpreh se tash duhet “të reflektojnë” deputetët e shumicës parlamentare kur të rikthehet iniciativa në Kuvend.

    “Iniciativa për Tërheqjen e 30% të Trustit mori dritën jeshile në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere. Tani, është rradha e deputetëve që të reflektojnë karshi krizës ekonomike që po mbretëron dhe t’iu dalin në ndihmë qytetarëve duke votuar pro në Kuvend. Urime!”, shkroi Lushtaku.

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere e kanë përkrahur Projektligjin për tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional, shkruan Reporteri.net.

    Nga nëntë vota, katër ishin për, tri kundër dhe dy abstenime.

    Pasi mori përkrahjen e Komisionit ky Projektligj shkon në seancë për votim.

    Për lejimin e tërheqjes së mjeteve nga Trusti është protestuar disa herë në Prishtinë, me kërkesën që qytetarëve t’u lejohet tërheqja e 30 për qind të kursimeve pensionale nga Trusti.

    Më 23 qershor, Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar nismën e Partisë Demokratike të Kosovës për tërheqjen e kursimeve nga Trusti Pensional.

    Me 44 vota për, 57 kundër dhe vetëm një abstenim projektligji për Trustin nuk i ka marrë votat e mjaftueshme për miratim në lexim të parë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

    Për këtë temë u zhvillua debat i gjerë, me akuza e kundërakuza në mes të përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës.

    Pozita është shprehur kategorikisht kundër lejimit të tërheqjes së mjeteve nga Trusti. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!