×
  • Lajme
  • Lajme

    Lushtaku: Po presim rikthimin e Veselit nga Haga që të zgjedhim kryetarin e ri të PDK-së

    Reporteri
    06 Mars 2021 | 17:26

    Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku, është deklaruar rreth zgjedhjes së kreut të ri të partisë.


    Lushtaku ka thënë se për rezultatin që ka arritur PDK-ja në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit, duhen reforma brenda partiake, shkruan Reporteri.net.

    Ai është shprehur se PDK po pret rikthimin e ish-kryetarit Kadri Veseli nga Haga për të vendosur për të parin e partisë, shkruan Reporteri.net.

    “Kjo varet tash nga kryesia e partisë dhe unë besoj fuqishëm që fillimisht do të kthehet lideri i PDK’së nga Haga. nëse jo atëherë me siguri që ne do ta marrim një vendim konform situatave që i kemi brenda Kosovës”, ka thënë Lushtaku për Express.

    Të enjten Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, ku fituese doli Lëvizja Vetëvendosje me 438 mijë e 334 vota ose me 49.95% të votave të përgjithshme.

    Në vend të dytë u rendit PDK-ja me 148 mijë  e 296 vota përkatësisht 16.90% dhe e treta doli Lidhja Demokratike e Kosovës e cila pësoi humbjen më të thellë që nga themelimi i saj duke marrë vetëm 110 mijë e 978 vota ose 12.64% të votave të përgjithshme. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!