×
  • Lajme
  • Lajme

    Lushaku-Sadriu nga LDK: Gërvalla na akuzoi për servilizëm, ajo vet e bëri me Kurtin dhe tradhtoi rugovizmin

    Reporteri
    02 Qershor 2023 | 16:13
    Kryetarja e Forumit të Gruas në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu

    Jehona Lushaku-Sadriu nga LDK-ja ka kritikuar zëvendës-kryeministren Donika Gërvalla në lidhje me fjalimin e saj në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për gjendjen në veri. 

    Ajo ka thënë se Gërvalla në Kuvendin e Kosovës foli për servilizmin e rugovizmin, derisa sipas saj, është vet ajo, që i është servilosur Kurtit duke tradhtuar pikërisht rugovizmin.

    “Donika Gërvalla Schwarz në Kuvendin e Kosovës foli për servilizmin e rugovizmin, derisa është vet ajo, që i është servilosur Kurtit duke tradhëtuar pikërisht rugovizmin. Po pra, ministrja e punëve të jashtme ka zgjedhur të mbështesë veprime e prishje aleancash me miqtë tanë si ShBA e BE, të cilat presidenti historik Ibrahim Rugova i ndërtoi me dekada. Kaq për udhëheqësen e diplomacisë së shtetit tonë”, ka shkruar Lushtaku-Sadriu.

     

    Gërvalla-opozitës: Këtu në foltore jeni shqiponjë, por kur shkoni në ambasada ktheheni në pula

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!