×
  • Lajme
  • Lajme

    Lutfi Haziri: Nuk ia falim Vjosës pozitën e presidentes veç pse është hidhëruar

    Reporteri
    26 Tetor 2020 | 23:36

    Kryetari i Gjilanit dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se nuk do të votohet Vjosa Osmani për presidente të Kosovës vetëm pasi ajo është hidhëruar.


    “Nuk ia falim Vjosës pozitën e presidentes veç pse është hidhëruar”, tha ai në Syri Tv.

    Po sonte nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka thënë se partia Vjosa Osmani shumë shpejt do të ushtrojë detyrën e presidentit.

    “Ajo do të marrë vendimet e presidentit për Kosovën. Nëse e pranon Vjosa Osmani kandidimin për presidente, kjo është një situatë e re në Kosovë. Por unë nuk mendoj se Vjosa Osmani do e legjitimojë qeverinë e Hotit për tre vite të tjera. Është mirë që fillimisht postin e presidentit ta ushtrojë Vjosa Osmani,” tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!