×
  • Lajme
  • Lajme

    Lutfi Haziri thotë se dje është takuar me Vjosa Osmanin

    Reporteri
    26 Maj 2021 | 21:16

    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka njoftuar se një ditë më parë, kishin takim edhe me Presidenten e vendit, Vjosa Osmani, lidhur me diskutimet për çështjen e dialogut.


    Haziri tha se nga ky takim kanë dëgjuar pikëpamjet e presidentes lidhur me rolin e Qeverisë në raport me çështjen e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë, njofton Klan Kosova.

    ”Takimi me Albin Kurtin ka qenë informues. Ne jemi ftuar për këtë karakter takimi”, tha ai.

    ”Të them të drejtën në fakt, ne kemi mbajtur tri takime, se dje kemi takuar edhe Presidenten Vjosa Osmani, për të dëgjuar edhe nga ajo pikëpamjet e presidentes lidhur me rolin e qeverisë dhe dialogun”, tha ai në Klan Kosova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!