×
  • Lajme
  • Lajme

    LVV në Viti pretendon se asambleistët e saj u sulmuan fizikisht nga njerëzit e Sokol Halitit

    Reporteri
    31 Janar 2023 | 21:29
    Fotografi ilustruese

    Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në komunën e Vitisë po pretendon se disa asambleistë të saj në kuvendin komunal janë sulmuar fizikisht nga njerëzit e Sokol Halitit, kryetarit të komunës nga radhët e LDK’së.

    Përmes një reagimi, LVV në Viti ka pretenduar se në ambientet e kuvendit komunal, shefi i kabinetit të kryetarit të komunës, Jakup Haxhiu dhe djali i tij kanë fyer e sulmuar asambleistin Durim Sylejmani dhe të tjerë asambleistë të partisë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    I përfshirë, VV thotë se ka qenë edhe Hysen Ymeri, Drejtues i Burimeve Njerëzore.

    Rasti është raportuar edhe në polici, thuhet në njoftim.

    Këto sulme që kjo degë e Vetëvendosjes po pretendon se janë bërë në drejtim të asambleistëve të saj, thonë se kanë ardhur si pasojë e kritikave që këta të fundit kanë hedhur drejt qeverisjes së Sokol Halitit.

    “Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Viti, dënon këtë akt banditesk të papranueshëm dhe të ultë. Si Lëvizje VETËVENDOSJE! mbesin fuqishëm të përkushtuar drejt mbrojtjes së interesit të qytetarëve të Vitisë dhe denoncimeve pranë organeve të rendit!”, thuhet ndër të tjera. /Reporteri.net/.

    Njoftimi i plotë:

    Sulmohet fizikisht dhe ofendohen asambleistët e Vetëvendosjes në Viti!

    Piunët e kryetarit Haliti sulmuan fizikisht dhe ofenduan rëndë inegritetin e asambleistëve vetëm për faktin se nuk mundën të ballafaqohen e as të dëgjojnë për zhytjen e tyre të thellë në keqpërdorime. Lëvizja VETËVENDOSJE!, Qendra Viti, ka potencuar faktin së pushteti komunal në Viti i drejtuar nga shtytësi kryetari Haliti dhe vartësit e tij manipulativ po bëhen gjithnjë e më të egër, kërcenues, zhvatës dhe mbi të gjitha të dëmshëm për interesin e qytetarëve të Vitisë! Sot në përfundim të pjesës së parë të seancës së rregullt në Kuvendin Komunal, të gjithë asambleistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! janë sulmuar dhe fyer rënd në integritet personal. Lëvizja VETËVENDOSJE!, Qendra Viti, përmes asambleistëve ka denoncuar rastin në Polici, duke besuar në reagimin dhe marrjen e masave të duhura dhe ruajtjen e përfaqësuesve të qytetarëve, nga këto grupe. Besojmë që Policia mund të merr video inçizimet nw ambientet e kuvendit.

    Krejt kjo situatë ka ardhur përshkak, të pamundësisë për të mbuluar keqqeverisjen në Viti dhe tentimin për të mbytur zërin qytetarë. Në ambientet e kuvendit komunal vie Dren Haxhiu, djali i shefit të kabinetit, për të sulmuar fizikisht asambleistin Durim Sylejmani. Gjatë periudhës së njëjtë shefi i kabinetit të kryetarit të komunës Jakup Haxhiu, fyen rënd të gjithë asambelistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

    Po ashtu, fyerje të tilla kanë ardhur edhe nga Hysen Ymeri, Drejtues i Burimeve Njerëzore dhe vetë shefit të kabinetitit të Sokol Halitit, Jakup Haxhiu. Meqenësë kjo ka ndodhur në të njëjtën kohë nga brenda e jashtë në formë banditeske e të ultë, tregon që kjo ka qenë e sinkronizuar në mes njerëzve kryesor të kryetarit Haliti. Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Viti, dënon këtë akt banditesk të papranueshëm dhe të ultë.

    Si Lëvizje VETËVENDOSJE! mbesin fuqishëm të përkushtuar drejt mbrojtjes së interesit të qytetarëve të Vitisë dhe denoncimeve pranë organeve të rendit! Lëvizja VETËVENDOSJE!, Viti fton qytetarët të denoncojnë e bashkëpunojnë me organet e rendit për shkeljet e bëra nga bashkë keq-qeverisja e keqëudhëhequr nga kryetari Haliti apo edhe të i drejtohen Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Qendrës së Viti-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!